Sport

Spalletti thotë se Italia nuk ka limite në “Euro 2024”, flet edhe për grupin

 

Seleksionuesi i Italisë, Luciano Spalletti ka insistuar se ekipi i tij nuk do të ketë limite në “Euro 2024” që do të mbahet në Gjermani.

Italia ka arritur të kualifikohet në këto turne dhe është pjesë e Grupit B, së bashku me Spanjën, Kroacinë dhe Shqipërinë. Ndeshjen e parë të fazës së grupeve, Italia do ta luaj kundër Shqipërisë, e cila do të zhvillohet në Dortmund me 15 qershor të vitit të ardhshëm. Spalletti ka vlerësuar lart grupin, ndërsa ka pranuar se ka pritur që Italia të ketë punë me kundërshtarë të fortë në kuadër të kësaj faze. Megjithatë, ai ka insistuar se as Spanja, Kroacia e Shqipëria nuk janë aspak të lumtura që e kanë në grup Italinë, e cila është kampione në fuqi e Evropës.