Sport

KOK-u nënshkruan kontratë sponsorizimi me vlerë prej tre milionë eurosh për dhjetë vjet

 

Komiteti Olimpik i Kosovës dhe BKT Kosova kanë nënshkruar të martën kontratë të re sponsorizimi. Kontrata e re është e vlefshme për dhjetë vjet, ndërsa prej saj Komiteti Olimpik do të përfitojë gjithsej tre milionë euro.

Kontratën e kanë nënshkruar presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi dhe Suat Bakkal, kryeshef ekzekutiv dhe anëtar i bordit të BKT Kosova.