Sport

Marmarinos me fyerje të pabesueshme ndaj Kosovës, FBK-ja e shokuar

 

Ish-selektori i Kosovës, Christos Marmarinos, thotë se puna te Kosova ishte kthim në kohë për disa dekada. Ai ka theksuar se lojtarët e Kosovës ishin amatorë, ndërsa kushtet shumë të këqija. Ka thënë se Kosovës i mungon kultura sportive dhe se lojtarët nuk e kanë mbajtur mend cilin lojtar duhet ta ruajnë. Madje ka thënë se reprezentuesit e Kosovës nuk e kanë ditur kush është Michael Jordan, ndërsa ka folur edhe për një lojtar që u gjet në fushë patatesh. Federata e Basketbollit e Kosovës ka mbetur e shokuar me fyerjet e trajnerit grek. Përzgjedhja e një trajneri grek për ta drejtuar Kosovën kishte dyshuesit e vet që në fillim. Dhe tani po del që ata kishin të drejtë

Në Federatën e Basketbollit të Kosovës thonë se kanë mbetur të shokuar me akuzat e rënda e po ashtu fyese të ish-selektorit të Kosovës, grekut Christos Marmarinos.

Marmarinos, që nuk ka lënë ndonjë gjurmë te Kosova sa u takon sukseseve, ka folur për një radio greke për periudhën e kaluar në krye të “Dardanëve”. Ndër të tjera ka thënë se lojtarët e Kosovës nuk e kanë njohur Michael Jordanin dhe ka thënë se një lojtar e morën nga fusha e patateve për të luajtur basketboll. Akuzat e fyerjet e Marmarinosit janë të shumta.