Sport

Shqipëria e mbyll me humbje të thellë Ligën e Kombeve

 

Futbollistet e Shqipërisë e kanë mbyllur me humbje të thellë Ligën e Kombeve të UEFA-s. Shqipëria të martën mbrëma pësoi disfatë të thellë, 6:0 nga Hungaria, në ndeshjen e gjashtë të Ligës B të Ligës së Kombeve. Shqipëria përfundoi e fundit në Grupin 1 të Ligës B me vetëm një pikë të fituar. Në edicionin e ardhshëm, Shqipëria do të garoj në Ligën C të Ligës së Kombeve. Irlanda është e para me 18 pikë, ndërsa Hungaria dhjetë pikë më pak në vendin e dytë. Irlanda e Veriut përfundoi në vendin e tretë me shtatë pikë.