Sport

Pas medaljes së argjendtë evropiane, Ademi premton suksese të tjera për Kosovën

 

Bleron Ademi është vlerësuar shumë lart në Suedi për talentin që kishte shfaqur ndër vite në sportin e taekwondos.

Duke e përfaqësuar Suedinë, Bleroni kishte fituar medalje në ngjarje të mëdha për të rinj. Vitin e kaluar fitoi medalje të bronztë në Kampionatin Botëror të juniorëve që u mbajt në Sofje të Bullgarisë dhe po ashtu në Kampionatin Evropian të grupmoshës U21, që ishte mbajtur në Tiranë.