Sport

Futbollistin shqiptar që e kërkojnë Hajduku e Dinamo, Rijeka e largon nga skuadra

 

Lindon Selahi është prej emrave më aktualë në futbollin e Kroacisë. Selahi 24-vjeçar është futbollist i Rijekës, por po kërkohet nga dy skuadrat më të mëdha kroate, Hajduku i Splitit dhe Dinamo e Zagrebit. Reprezentuesi i kohëpaskohshëm i Shqipërisë duket se është i interesuar të largohet dhe tashmë po i dalin telashe te Rijeka.

Së fundi trajneri i Rijekës, Zhelko Sopiq, e ka larguar nga skuadra. Sopiq ka bërë të ditur të premten se nuk llogarit në futbollistin shqiptar për ndeshjen e së dielës me Slaven Belupon.