Sport

​Hoffenheimi mposht bindshëm Bochumin

 

Skuadra e Hoffenheimit ka shënuar fitore bindëse në ndeshjen e parë të xhiros së 14-t të Bundesligës gjermane. Të premten mbrëma, Hoffenheimi mposhti skuadrën e Bochumit me rezultatin 3:1.

Për Hoffenheimin, kjo është fitorja e shtatë këtë edicion, që e ngrit në kuotën e 23 pikëve, 10 më shumë se Bochumi.