Sport

Ylli fiton ndeshjen interesante me Vëllaznimin

 

Golden Eagle Ylli është kthyer te fitorja në Superligën e Kosovës në basketboll. Të shtunën mbrëma në Suharekë, Ylli e mposhti Vëllaznimin e Gjakovës në ndeshjen e parë të xhiros së 12-të.

Ylli fitoi me rezultat 83:75. Në fakt ndeshja ishte interesante, por suharekasit e mbyllën më mirë dhe fituan me tetë pikë dallim.