Sport

Kapiteni i Kosovës i shënon 14 gola në Superligën e Zvicrës

 

Kapiteni i Kosovës në hendboll, Valon Dedaj, i ka shënuar plot 14 gola në një ndeshje të Superligës së Zvicrës.

Të shtunën mbrëma, Dedaj udhëhoqi skuadrën Kreuzlingen drejt fitore 30:27 ndaj Wacker Thunit. Dedaj i shënoi gati gjysmën e golave të skuadrës së tij. Realizoi tri penallti dhe 11 gola nga loja. Shifrën prej 14 golave e shënoi nga 20 tentime.