Sport

Goli i Asllanit nuk i mjafton Milanit

 

Kosovare Asllani ka kaluar në epërsi Milanin, që megjithatë u mposht nga Roma. Të dielën në kuadër të Serie A për futbolliste, Roma fitoi 2:1.

Asllani shënoi për 1:0 në të mirë të Milanit në minutën e 24-t. Ajo realizoi nga pika e bardhë. Roma u kthye në pjesën e dytë. Manuela Giugliano shënoi për 1:1 në minutën e 58-të, ndërsa golin e fitores e shënoi Lucia Gi Guglielmo në minutën e 64-t.