Sport

Fitore për skuadrat shqiptare në Maqedoninë e Veriut

 

Struga, Shkupi, Shkëndija dhe Voska Sport kanë shënuar fitore të dielën, në ndeshjet e javës së 18-të të elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut. Kampionia në fuqi, Struga e mposhti Bregalnicën në shtëpi 2:1, kurse Shkupi mposhti Brera Strumicën në udhëtim 1:0.

Në shtëpi fitoi edhe Shkëndija. Skuadra nga Tetova mposhti Sileksin me shifrat, 3:1, derisa edhe Voska Sport e Ohrit e mposhti në shtëpi Rabotniçkin me rezultatin 3:2. Struga është e para me 39 pikë.