Sport

Torino barazon në ndeshjen e 100-të të Vojvodës

 

Torino ka barazuar pa gola kundër Frosinones në ndeshjen e luajtur të dielën, në kuadër të javës së 15-të të Serie A italiane.

Në këtë ndeshje për Torinon deri në minutën e 72-të u paraqit, Mërgim Vojvoda. Për mbrojtësin e Kosovës ishte ndeshja e 100-të me fanellën e skuadrës italiane.