Sport

Mezani: Disa lojtarë nuk e kanë merituar të jenë pjesë e Gjilanit

 

Trajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani ka shprehur keqardhje që skuadra e tij mbeti pa pikë në derbin ndaj Dritës. Sipas Mezanit, paraqitja e Gjilanit ishte e mirë.

“Kemi luajtur një ndeshje të mirë. Në pjesën e parë jemi mbrojtur mirë. Mendoj që kemi pasur mundësi në pjesën e parë për të shënuar. Ishim më ofenzivë, krijuam edhe raste. Por ky është futbolli. Jemi futur me dëshirën për ta fituar ndeshjen.  Deri te momenti i golit ishim stabil prapa. Lëndimi i Melos Bajramit na destabilizoi, mbrojtja ra te goli. Hyri një lojtar me përvojë dhe është dashur të jetë më i kujdesshëm. E kishim rastin e fundit me Kelmendin dhe nuk shënuam. Duhet të shfrytëzojmë më mirë rastet që krijojmë. Luajtëm ndaj një kundërshtari që ka kualitet”, ka theksuar Mezani.