Sport

Ramadani: Derbin e fituam me meritë

 

Trajneri i skuadrës së së Dritës, Zekirija Ramadani, është ndarë shumë i lumtur me fitoren në derbi ndaj Gjilanit. Drita fitoi 1:0 me një gol në pjesën e dytë.

“Ishte derbi i vërtetë. Të dyja skuadrat bënë më të mirën, luftuan në mesfushë. Pjesën e parë nuk e fituam por bëmë ndryshime në pjesën e dytë. U fut edhe një lojtar më tepër në mesfushë që na solli situatën në krah nga ku edhe shënuam golin. Ishte gol i bukur i Blerim Krasniqit. E dinim që me një gol mund edhe të mbaronte ndeshja, ashtu siç përfundojnë shumica e derbive. Unë kam besim te Muharrem Jashari. Te Trepça ’89 kemi qenë bashkë, ai ishte 17-vjeçar. Kam besim të madh tek ai. Është futbollist me shpejtësi, teknikë, vizion e me pasime të mira, por ndihmon edhe në defanzivë. Broja në qendër të mbrojtjes po luan pasi më duhet si organizues i lojës. Edhe me Florjan Smakiqin kemi qenë te Feronikeli. Ne mundohemi t’i mbajmë skuadrat lartë por i kam thënë se duhet të jeshë i vëmendshëm pasi mund të vijë ndonjë rast ku duhet të intervenosh”, ka thënë fillimisht Ramadani.