Sport

Vladi asiston në fitoren e Luganos

 

Shkëlqim Vladi ka kontribuar me asistim në fitoren e Luganos ndaj Winterthurit me rezultatin 2:1.

Kjo ndeshje u zhvillua të dielën dhe i takoi javës së 17-të të Superligës së Zvicrës. Vladi asistoi në golin e shënuar nga Renato Steffen në minutën e 39-të. Vladi u zëvendësua në minutën e 64-t, ndërsa deri në fund të takimit u paraqitën, Kreshnik Hajrizi dhe portieri Amir Shaipi.