Sport

City kthehet te fitorja në Premier League

 

Manchester City ka përmbysur rezultatin për t’u kthyer te fitorja në Premier League. City të dielën fitoi 2:1 ndaj Luton Townit, që ishte vendas. Ndeshja ishte e vlefshme për xhiron e 16-të të kampionatit anglez.
Lutoni kaloi para në rezultat në minutën e dytë shtesë në pjesën e parë. Elijah Adebayo ishte realizator. Por kampioni në fuqi u paraqit më bindshëm në pjesën e dytë.
Rezultatin në 1:1 e barazoi Bernardo Silva në minutën e 62-të. Tre minuta më pas për 2:1 shënoi Jack Grealish. Shifrat më nuk ndryshuan.
City ishte pa fitore në katër ndeshjet e kaluara në Premier League. Në ndeshjen e kaluar ishte mposhtur 1:0 nga Aston Villa. Ajo humbje erdhi pas tri barazimeve rresht. 
Manchester City është i katërti me 33 pikë. Udhëheq Liverpooli me 37 pikë.  Lutoni renditet i 18-ti me nëntë pikë.