Sport

Vetëm një pikë për Leverkusenin ndaj Stuttgartit

 

Bayer Leverkuseni ka fituar vetëm një pikë të dielën në ndeshjen derbi ndaj Stuttgartit. Në kuadër të xhiros së 14-të të Bundesligës, Stuttgarti e Leverkuseni luajtën 1:1.

Për skuadrën e Granit Xhakës, Bayer Leverkusenin, ishte barazimi i dytë rresht në Bundesligë me rezultatin 1:1. Më 3 dhjetor me këtë rezultat kishte përfunduar ndeshja ndaj Dortmundit.