1 perditesime
19:40

Daku shënon gol për tri pikë

Mirlind Daku ka shënuar gol të vlefshëm tri pikë.

Të dielën mbrëma, skuadra e Dakut, Rubin Kazan, fitoi 1:0 ndaj Baltikas. Ndeshja i takoi xhiros së 18-të të elitës së Rusisë, ndërsa Baltika ishte vendase.

Daku në minutën e shtatë shënoi gol me goditje nga zona, që në fund doli të jetë vendimtar. Sulmuesi e shënoi golin e katërt në elitën e Rusisë në 16 paraqitje. E ka edhe një asistim.

Rubin Kazni është në mesin e tabelës me 28 pikë. Baltika është e parafundit.

18:04

Daku shënon gol në Rusi

Mirlind Daku e ka shënuar golin e epërsisë 1:0 për Rubin Kazanin.

Ekipi tij po fiton 1:0, ndërsa Daku shënoi golin në minutën e 6-të të ndeshjes që i takon javës së 18-të të kampionatit elitar të Rusisë.

Për sulmuesin 25-vjeçar është goli i katërt në 16 ndeshje, ndërsa ka edhe një asistim.

Video: