Sport

Derbi i përhershëm gjen skuadrat në telashe

 

Humbja e së martës në stadiumin "Riza Lushta" ka bërë që Prishtina të mbetet edhe një hap prapa në garën për titull të kampionit të Kosovës në futboll.

Tash Prishtina do të luajë në stadiumin tjetër buzë lumit Ibër, në atë "Adem Jashari" dhe synon fitore për t'iu bashkuar prapë garës për të parin në Vala Superligën e Kosovës në futboll, shkruan sot Koha Ditore.