Sport

Kimmich i pakënaqur me trajtimin që po i bëhet nga Ancelotti

Mbrojtësi i Bayern Munichut, Joshua Kimmich, ka pranuar se nuk është i kënaqur me minutazhën që po ka në klub këtë vit.

22-vjeçari ka pasur 10 ndeshje si startues në Bundesligë, pavarësisht se sezonin e shkuar shkëlqeu nën urdhrat e Pep Guardiolas, në dy pozitat në mbrojtje e mesfushë.