SPORTI NË KTV

Presidenti i FIFA-s: Kosova e bekuar sa i takon futbollit

 

Njeriu i parë i FIFA-s, Gianni Infantino, të premten ka qëndruar për vizitë në Kosovë. Kjo ishte vizita e parë e kreut të shtëpisë botërore të futbollit.

Infantino është pritur nga zyrtarët e Federatës së Futbollit të Kosovës në krye me presidentin Agim Ademi. Krahas delegacionit të tij, Infantinon gjatë kësaj vizite e shoqëruan edhe kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, si dhe Muhamet Sejdini, kryetar i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut.