Përmbajtja:
• 2 kg speca sipas dëshirës (kokozhare, të ajvarit...)
• 1 qepë
• 1 kokë hudhër
• Majdanoz
• 500ml ujë
• 100ml uthull molle
• 50gr sheqer
• 25gr kripë
• 200ml vaj misri
• 250gr mustardë
• Piper të zi
Përgatitja
1. Marrim një tenxhere ku shtojmë ujin, kripën, uthullën dhe sheqerin i lëmë mbi zjarr derisa të vlojnë.
2. Specat të ndarë në fije me trashësi rreth 1cm i fusim në ujin e vluar duke i lënë të qëndrojnë rreth 2-3 minuta.
3. Mbushim kavanozat e sterilizuar me specat e përgatitur duke ua shtuar dhe hudhrën, qepën dhe majdanozin.
4. Përziejmë vajin me mustardë dhe shtojmë pak piper.
5. Në fund mbi speca hedhim vajin me mustardë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.