1 qepë e madhe ose 2 mesatare
50ml ujë
5 lugë miell
¼ lugë çaji sodë bikarbonati
1 lugë çaji piper i kuq “Besiana” Kripë/piper
Majdanoz i thatë
Përbërësit për purenë:
1 kokë brokoli
2 patate
2 të verdha të vezëve
30gr djathë “Parmesan”
20gr gjalpë Qumësht sipas nevojës
Kripë/piper 500gr kërpudha 200gr djathë “Mocarrella”
Përgatitja:
Mishit të bluar i shtohen qepët e prera sa më imët dhe të gjithë përbërësit e tjerë.
Nga masa e fituar gatuhet brumi.
Brumi i fituar lihet të pushojë më së paku 2 orë. Në anën tjetër, zihen brokoli dhe patatet në ujë të kripur.
Në tepsi me madhësi 24cm, mbi letër kuzhine vendoset mishi me trashësi prej rreth 8mm dhe shtrihet sipas formës së tepsisë.
Pastaj skuqen kërpudhat në vaj ulliri. Kërpudhat e skuqura vendosen në tepsi sipër mishit dhe pastaj hidhet djathi i kaluar në rende.
Në anën tjetër, formësohet pureja nga patatet dhe brokoli dhe pastaj i shtohen gjalpi, djathi “Parmesan” dhe të verdhat e vezëve.
Masa e fituar, sipas dëshirës, vendoset në një thes kuzhine për t’ia dhënë formën si në foto dhe mbushet me pjesën e mbetur. E gjithë masa pastaj piqet në temperaturë 180 gradë Celsius, për afro 40 minuta.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.