Tech

Telefoni i palosshëm i Samsungut në foto

Telefoni i palosshëm i Samsungut në foto

Për telefonin e palosshëm të Samsungut, W2019, ka filluar të flitet që nga kjo verë dhe kohëve të fundit kanë filluar të shfaqen në internet fotografitë dhe videot si dhe informata të ndryshme në lidhje me këtë smartfon.

Samsung W2019 pritet të vijë me trup nga alumini dhe xhami, dy ekrane dhe dy kamera të pasme, transmeton Koha.net. Po ashtu, W2019 pritet të jetë shumë i hollë por do të ketë baterinë prej 3,000 mAh dhe ekranet do të jenë 4.2-inç AMOLED.