Tech

iPhonët e ardhshëm do të vijnë me kamerë të avancuar me Face ID

iPhonët e ardhshëm do të vijnë me kamerë të avancuar me Face ID

Një raport i ri nga Ming-Chi Kuo, një analist i njohur në ekosistemin e Applet, sugjeron se modelet iPhone të 2019-ës do të vijnë me një sistem kamere të përmirësuar me veçorinë Face ID për identifikim të fytyrës.

Analisti Kuo beson se Apple do të implementojë një sensor të ri që do të ndriçojë më mirë fytyrën e përdoruesit, në mënyrë që të zvogëlojë ndikimin e dritës së dukshme nga mjedisi dhe të përmirësojë përvojën e përdoruesit të Face ID.