Tech

Lansohet Galaxy J4 Core, vjen me ekran të madh

Lansohet Galaxy J4 Core, vjen me ekran të madh

Gjiganti jug-korean i teknologjisë, Samsung, ka lansuar smartfonin më të ri të quajtur Galaxy J4 Core. Ky është smartfoni i dytë Android Go i kompanisë.

Samsung Galaxy J4 Core vjen me ekran të madh prej 6-inç LCD me rezolucion HD+ (720 x 1,480 pikselë), procesor Exynos 7570 Quad SoC, 1 GB RAM memorie dhe 16 GB memorie të brendshme, me mundësi zgjerimi deri në 512 GB përmes kartelës microSD, transmeton Koha.net.