Tech

Galaxy S10 mund të vijë me 12 GB RAM dhe 1TB memorie të brendshme

 

Versioni me rrjetin më të ri 5G i Galaxy S10-shit do të jetë një përbindësh i vërtetë sipas analistëve. Plot 12 GB RAM dhe 1 TB memorie të brendshme premtojnë analistët e ‘GF Securities’ për versionin e rangut të lartë të Samsungut.

Gjithashtu, sipas tyre, Galaxy S10 pritet të vijë me ekran 6.7-inç dhe katër kamera në pjesën e pasme dhe dy në pjesën e përparme, duke çuar totalin në gjashtë kamera.