Tech

Samsung do të avancojë teknologjinë e mbushjes së shpejtë të baterisë në smartfonët e ardhshëm

Samsung do të avancojë teknologjinë e mbushjes së shpejtë të baterisë në smartfonët e ardhshëm

Gjiganti i teknologjisë, Samsung, mund të jetë duke punuar në përfshirjen e teknologjisë së mbushjes së shpejtë të baterive në smartfonët e tij të ardhshëm, sipas një postimi në Twitter nga llogaria e famshme Ice Universe. Me sa duket, kjo teknologji e re do të debutojë në smartfonin e ardhshëm të avancuar të kompanisë, i cili pritet të quhet Galaxy S10.

Postimi nuk përfshinë asgjë specifike, thjeshtë në të shkruan se përdorimi i teknologjisë së Samsungut për mbushje prej 15W do të “bëhet histori”, transmeton Koha.net. Një postim tjetër në Twitter konfirmon se rrugës është një teknologji e re për mbushje të shpejtë të baterive, por nuk i ka qartësuar gjërat.