Tech

Galaxy Home i ri, më i vogël dhe më i lirë

Galaxy Home i ri, më i vogël dhe më i lirë

Krahas njoftimit për lansimin e Galaxy Note9 në muajin gusht, gjiganti ti teknologjisë Samsung në njëfarë mënyre ka zbuluar edhe altoparlantin e mençur – Galaxy Home. Pesë muaj më vonë, statusi i këtij produkti ende është në “së shpejti”, por tani raportohet se një tjetër altoparlant është duke u zhvilluar.

Deri tani, e tëra çfarë dihet është se altoparlanti i ri do të vijë me ngjyrë të zezë dhe se mban emrin kodues SM-V310, transmeton Koha.net. Galaxy Home i zbuluar në muajin gusht, ka emrin kodues SM-510 dhe kjo lë të kuptohet se altoparlanti i ri misterioz do të jetë më i vogël dhe/ose më i përballueshëm (me çmim më të lirë), shkruan gsmarena.