Tech

Një sulm kibernetik mund të shkaktojë dëme në vlerë prej 200 miliardë dollarë

Një sulm kibernetik mund të shkaktojë dëme në vlerë prej 200 miliardë dollarë

Një sulm kibernetik, i nisur në një shkallë globale, do të kishte potencialin për të shkaktuar dëme prej gati 200 miliardë dollarë, sipas projektit Cyber ​​Risk Management, me seli në Singapor, e specializuar në rreziqet e IT-së, që përfshin siguruesit “Lloyd” dhe “Aon”.

Sipas studimit, një sulm kibernetik që shfrytëzon “ransomware” (virusin që “merr peng” sistemet kompjuterike ) mund të kushtojë 193 miliardë dollarë dhe mund të godasë mbi 600 mijë kompani në mbarë botën.