Tech

Tableti i ri i Samsungut vjen me Bixby 2.0 dhe specifika të fuqishme

Foto: Neowin
 

Bixby 2.0, përditësimi më i fundit i asistentit digjital të Samsungut i cili është prezantuar në tetor të vitit 2017, ka debutuar vitin e kaluar në Galaxy Note9. Megjithatë, gjiganti jug-korean i teknologjisë nuk e ka përfshirë këtë asistent digjital në asnjë tablet deri më tani.

Samsungu ka zbuluar tabletin e saj më të ri Galaxy Tab S5e i cili vjen me Bixby 2.0. Po ashtu, ky tablet i ri vjen me specifika të fuqishme, duke përfshirë procesorin me tetë bërthama në kombinim me 6 GB RAM memorie dhe 128 GB memorie të brendshme, transmeton Koha.net. Në foton më poshtë mund të lexoni të gjitha specifikat Galaxy Tab S5e.