Tech

Australia identifikon përgjegjësin e sulmit kibernetik ndaj ligjvënësve

Australia identifikon përgjegjësin e sulmit kibernetik ndaj ligjvënësve

Australia ka thënë se një “subjekt i sofistikuar shtetëror” është përgjegjës për një sulm kibernetik ndaj ligjvënësve australianë më herët gjatë këtij muaji, duke mos përjashtuar mundësinë se sulmi është kryer nga një shtet i huaj.

Kryeministri australian, Scott Morrison ka thënë më 18 shkurt se zyrtarët e sigurisë janë duke hetuar edhe një ndërhyrje në rrjetet e partive më të mëdha politike, pak para mbajtjes së zgjedhjeve kombëtare në muajin maj.