Tech

Samsung Galaxy A40 vjen me ekran 5.7-inç

Foto: GSM Arena
 

Modeli Galaxy A40, i cili së fundmi është listuar në uebfaqen zyrtare të Samsungut në Britani të Madhe, ka marrë certifikatën FCC (Deklarata e Përshtatshmërisë) duke lënë të kuptohet se së shpejti vjen lansimi.

Smartfoni i ri është shfaqur në uebfaqen e FCC-së me numër të modelit SM-A405FN/DS, transmeton Koha.net. Uebfaqja e FCC-së nuk ka zbuluar shumë rreth A40 përveç madhësisë së ekranit dhe veçorisë për lidhjen pa tela - Wireless.