Tech

Ndalohet tregtimi i “iPhone” në SHBA

Ndalohet tregtimi i “iPhone” në SHBA

Uashington, 27 mars – Gjyqtari i një gjykate tregtare në SHBA njohu dje shkeljen e patentave nga ana e “Apple” në konfliktin që e kundërvënë me kompaninë “Qualcomm” dhe rekomandoi një ndalim të pjesshëm të importimit të “iPhone” në vend.

“Rekomandoj që një urdhër përjashtimi i limituar (…) të imponohet kundër Apple”, theksoi gjyqtari MaryJoan McNamara në një dokument të Komisionit të Tregtisë Ndërkombëtare, me qendër në Uashington, që u publikua dje/AFP.