Tech

BE propozon rregulla etike për inteligjencën artificiale

 

Mbrojtja e jetës private, transparencë dhe mosdiskriminim. Komisioni Europian propozoi sot një sërë rregullash etike për sektorin strategjik të inteligjencës artificiale (IA).

Kjo listë, e përcaktuar nga një komitet ekspertësh të pavarur vjen pas prezantimit nga ana e Brukselit në muajin prill 2018 të një strategjie për ta vendosur Europën në planin e parë të IA.