Tech

Apple shpalos sistemet e reja e i jep fund iTunesit

Apple shpalos sistemet e reja e i jep fund iTunesit
Foto: Reuters

Apple ka njoftuar se iPhone do të jetë më i shpejtë me sistemin e ri operativ, iOS 13, aplikacioni iTunes ka vdekur dhe iPadi po merr sistemin e vet operativ.

Në konferencën e përvitshme për zhvilluesit në Kaliforni, shefi ekzekutiv Tim Cook, shpalosi versionet e reja të iOS-it, iPad OS-it, watchOS, macOS dhe të shumëpriturin Mac Pro që u bë kompjuteri më i shtrenjtë i Apple-it.