Tech

Jony Ive largohet nga Apple dhe krijon kompani kreative

Jony Ive largohet nga Apple dhe krijon kompani kreative

Jony Ive, personi përgjegjës për dizajnimet legjendare të pajisjeve iPhone, iPod dhe Mac, po e braktis kompaninë Apple pasi që në Kupertino i ka kaluar më shumë se dy dekada.

Ai njoftoi se aventura e ardhshme në jetën e tij do të jetë krijimi i agjencisë së tij kreative, e quajtur LoveFrom. Agjencia do të fillojë punën në vitin 2020, ndërsa Apple do të jetë klienti i saj i parë, raporton GSMArena.