Tech

Apple mund të jetë duke përgatitur iPadin e lakuar

Apple mund të jetë duke përgatitur iPadin e lakuar

Tashmë një kohë po paraqiten informatat për planet e Microsoftit që të krijojë tabletin e lakuar Surface, ndërsa sipas raportimeve më të reja, Apple po ashtu është duke shqyrtuar seriozisht këtë koncept, përcjell GSMArena.

Sipas analistëve, që kanë informata nga brenda, Apple është duke punuar në iPadin me ekran fleksibël, që do të duhej të ketë madhësi ekrani mes 11 dhe 15 inçësh, shkruan KOHA Ditore. Pjesa që është interesante tregon që Apple planifikon që këtë pajisje ta publikojë qysh vitin e ardhshëm.