Tech

Sony publikon zyrtarisht foto/video kamerën më të re kompakte

 

Ata që kërkojnë një foto/video kamerë të re, mund ta gjejnë pajisjen e tyre të ardhshme në formën e modelit RX100 VII të kompanisë Sony, i cili sapo është prezantuar zyrtarisht, raporton Ubergizmo.

Sony RX100 VII vjen me azhurnime krahasuar me modelin RX100, i cili karakterizohet me performancë të shkëlqyeshme dhe është veçanërisht i popullarizuar tek YouTuberët, për shkak të dizajnit të lehtë i cili i përshtatet qëllimit të vlogimit.