Samsungu po punon në bateritë me grafen për mbushje tejet të shpejtë

Samsungu po punon në bateritë me grafen për mbushje tejet të shpejtë

13 August 2019 21:37

Sipas raportimit të “evLeaks”, bateritë me grafen, shtresë e grafitit, janë në horizont.

Raportohet se Samsungu është duke punuar në bateritë alternativë të litium-jonit, dhe kompania po shpreson që një telefon të tillë ta lansojë më 2020 ose 2021.

Një bateri e tillë do të mund të mbushte plotësisht telefonin për më pak se gjysmë ore.

Avantazh tjetër konsiderohet edhe pesha më e lehtë, por edhe fleksibiliteti i grafenit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme