Xiaomi paralajmëron mbushje pa tel 30W Mi Charge Turbo për Mi 9 Pro 5G

Xiaomi paralajmëron mbushje pa tel 30W Mi Charge Turbo për Mi 9 Pro 5G

10 September 2019 23:31

Xiaomi ka prezantuar inovacionet e veta më të reja në fushën e telefonave, ndërsa kompania ka prezantuar edhe teknologjinë Mi Charge Turbo. Bëhet fjalë për standardin për mbushje pa tel, me mbështetje për shpejtësi prej 30W. Në këtë standard u përdor pranuesi nanokristalor pesë-shtresor, me një efikasitet prej 98 për qind, i cili do të duhej t’i mbajë nën kontroll temperaturat, raporton GSMArena.

Kompania kineze pohon se mbushësi do të duhej ta mbushë baterinë e zbrazët prej 4000mAh deri në 50% për 25 minuta. Deri në maksimum një bateri me të njëjtën madhësi do të duhej të mbushet për 69 minuta.

Sigurisht, mbushja në jetën reale është përgjithësisht më e ngadaltë se ajo që e ofron maksimumi në teori, por teknologjia e re gjithsesi do ta ofrojë një rritje të konsiderueshme të shpejtësisë së mbushjes së baterive të telefonit.

Image

Xiaomi ka konfirmuar se 30W Mi Charge Turbo do të paraqitet për herë të parë me telefonin e ardhshëm premium Mi 9 Pro 5G, i cili arrin gjatë shtatorit, shkruan KOHA Ditore. Kompania nuk tregoi nëse mbushësi i shpejtë do të vijë në pako me telefonin apo do të duhet të blihet veçmas.

Xiaomi gjithashtu e shfrytëzoi rastin ta paralajmërojë zhvillimin e standardit 40W të mbushjes pa tel, i cili tashmë është në fazat e testimit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme