Tech

ADATA prezanton memorien DDR4-2666 me kapacitet të dyfishtë

ADATA prezanton memorien DDR4-2666 me kapacitet të dyfishtë

Kitet e memories ADATA DDR4-2666 U-DIMM dhe SO-DIMM janë krijuar me përmirësimet më të fundit në teknologjinë e prodhimit dhe i sjellin gjithsej 32 GB (16GB x 2), duke e dyfishuar kapacitetin i cili është i mundur me një sllot, raporton Guru3D.

U-DIMM i ri me kapacitet të dyfishtë do t’u mundësojë gamerëve dhe profesionistëve grafikë t’i tejkalojnë limitet memorike të platformave me dy sllote, sipas ADATA, shkruan KOHA Ditore. Përdoruesve standardë kompania u ofron DDR4-2666 SO-DIMM me kapacitet të dyfishtë.