Pas lansimit të iPhone 11, Apple ndërpret shitjen e iPhoneve të lansuar një vit më parë

Pas lansimit të iPhone 11, Apple ndërpret shitjen e iPhoneve të lansuar një vit më parë

11 September 2019 13:19

Apple dje ka lansuar iPhone, iPad e Apple Watch të ri ndërsa menjëherë ka ndërprerë disa pajisje më të vjetra nga shitja.

Derisa paraporosit e iPhone 11 të ri tashmë kanë filluar, në ueb faqen e Apple tashmë janë hequr iPhone XS e XS Max, që të dy të lansuar vetëm një vit më parë, transmeton koha.net.

Ndërsa iPhone XR, i cili u lansua në të njëjtën kohë me XS e XS Max ende mund të porositet.

iPhone 7, i cili u lansua në 2016-ën, është hequr po ashtu, iPadi 9.7 inçësh është zëvendësuar me modelin 10.2 inç e Apple Watch ka zëvendësuar Serinë 4 të saj.

iPhone 11 e gjenerata e shtatë e iPadit do të dalin në shitje më 30 shtator ndërsa Apple Watch Seria 5 me 20 shtatorë.

Apple gjithashtu do të lansoj sistemin operativ të ri iOS 13 për iPhone, më 19 shtator.

iPhone 8 tani është iPhone më i lirë në treg, për 450$ ndërsa iPhone i ri fillon nga 699$, iPhone 11 Pro për 999$ ndërsa ai iPhone 11 Pro Max për 1,099 dollarë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme