Tech

Keqpërdorimet e Facebookut në kohën e zgjedhjeve

Keqpërdorimet e Facebookut në kohën e zgjedhjeve

Rrjetet sociale mund të luajnë një rol shumë të rëndësishëm në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në SHBA. Mund të ketë edhe faktorë të tjerë negativë.

Koncerni amerikan Facebook vlerëson se rrjetet sociale mund të luajnë një rol shumë të rëndësishëm në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA. “Aktorë të huaj do të përpiqen të influencojnë zgjedhjet presidenciale në SHBA, në vitin 2020. Por do të ketë edhe përpjekje të tjera si në vitin 2016”, deklaroi shefi teknik i Facebookut, Mike Schroepfer, për gazetën “Welt am Sonntag”.