Tech

Google prezanton tri mënyra të reja për ta fshehur aktivitetin privat në internet

Google prezanton tri mënyra të reja për ta fshehur aktivitetin privat në internet

Google po e fillon muajin e vetëdijesimit për sigurinë kibernetike duke prezantuar vegla të reja, të cilat u japin përdoruesve të kësaj kompanie kontroll më të madh mbi privatësinë kur e përdorin Google Maps, YouTube, Google Assistant dhe përmbajtje të tjera në internet.

Kompania ka konfirmuar se po e inicion modin anonim për Google Maps, të cilin këtë muaj do ta prezantojë në Android, përpara se të zgjerohet së shpejti edhe në iOS, raporton Verge.