Tech

Robotizimi mbylli 200 mijë vende pune në banka e kompani të sigurimit

Robotizimi mbylli 200 mijë vende pune në banka e kompani të sigurimit

Robotët dhe kompjuterët kërcënojnë ekzistencën e 14% të pozicioneve aktuale të punës gjatë njëzet viteve të ardhshme, sipas një studimi të realizuar nga OECD (Organizata e Kooperimit dhe Zhvillimit Ekonomik).

Bankat dhe kompanitë e sigurimeve janë ndër më të prekurat nga pushtimi i “ChatBots” ose dritaret me asistentë virtualë, shumë të përhapur kohët e fundit, që përdorin inteligjencën artificiale për t’u përgjigjur menjëherë kërkesave të klientëve në faqet e internetit dhe aplikacionet e ndryshme. Një sistem që ka ndryshuar mënyrën e komunikimit të markave në tërë botën.