Tech

The Economist: Po sikur Facebooku mos të funksiononte më në Europë?

The Economist: Po sikur Facebooku mos të funksiononte më në Europë?

Ndalimi i europianëve nga përdorimi i shërbimeve të Facebook do të shkaktonte protestë masive. Një skenar imagjinar nga viti 2020.

Lajmërimi i parë erdhi nga Aarhusi, dy sekonda pas mesnate, me orën europiane, më 1 korrik 2020. “Nata më e nxehtë e vitit dhe Instagram nuk funksiononin”. Më pas erdhi një tjetër mesazh dhe pas tij edhe miliona të tjerë: A po funksionon Facebook apo është bllokuar. Po Messenger? Çfarë po ndodh me WhatsApp-in? Në fillim, njerëzit menduan se kishin të bënin me një ndërprerje të zakonshme, e cila kishte ndodhur edhe herë të tjera, njësoj si ajo që kishte çaktivizuar shërbimet e Facebook për disa orë në mars të 2019, shkruan The Economist.