Tech

Google rifreskon aplikacionet e veta afariste në Android

Google rifreskon aplikacionet e veta afariste në Android

Google ua ka mundësuar përdoruesve që t’i përdorin më lehtë veglat Office në telefonat e tyre. Janë prezantuar versionet e azhurnuara të aplikacioneve për Android të Docs, Sheets dhe Slides, të cilat tani e kanë një pamje të rifreskuar.

Nuk janë shtuar funksione shtesë, por aplikacionet do të duhej ta ofronin një përvojë më të lehtë dhe më harmonike të përdoruesit, shkruan KOHA Ditore. Aplikacionet tani kanë kontrolle më konstante, një listë të përpunuar dokumentesh etj.