Tech

Microsoft “rrit produktivitetin” pas orarit me katër ditë punë

Microsoft “rrit produktivitetin” pas orarit me katër ditë punë

Kompania Microsoft në Japoni ka thënë se shitjet i janë rritur për gati 40 për qind gjatë një eksperimenti, në të cilën stafi ka punuar katër ditë në javë me pagë të plotë.

Zyrat janë mbyllur çdo të premte të muajit gusht të këtij viti dhe stafit me orar të plotë i është thënë “pushim i veçantë”, i cili është paguar.