Tech

Microsoft Edge vjen së shpejti zyrtarisht në Linux

Microsoft Edge vjen së shpejti zyrtarisht në Linux

Më herët gjatë konferencës Build 2019, Microsofti njoftoi se browseri i ri Edge i bazuar në Chromium mund të vijë së shpejti në Linux. Në atë kohë, testimi publik i browserit të ri ishte në fillimet e tij, kështu që publikimi nuk ishte i sigurt, raporton Neowin.

Që atëherë, Microsofti ka treguar vazhdimisht se Edge po vjen në Linux, ndërsa tani kjo është zyrtare. Kompania me qendër në Redmond ka konfirmuar më në fund se versioni Edge i shfletuesit po vjen në platformën Linux.